Lila refuzon dy oferta të mira
Pas largimit nga PAS Janina, Andi Lila vazhdon të jetë në kërkim të një skuadre për të vazhduar karrierën e tij.

Mesfushori kuqezi është në kërkim të një sfide të rëndësishme sportive, në një kampionat të fortë dhe për momentin ka refuzuar edhe oferta shumë të kënaqshme ekonomikisht.

“Gjatë kësaj periudhe kam pasur oferta, kisha dy të tilla shumë të mira ekonomikisht”.

“Por refuzova, pasi jam në kërkim të një kampionati të fortë, ku ta provoj veten dhe aftësitë e mia”, ka thënë Lila në emisionin Rudina në TV Klan.

Më tej, ai shpjegoi se nuk ngutet për të marrë një vendim për vazhdimin e karrierës së tij, duke llogaritur se tani është 31-vjeçar dhe kontrata e radhës do të jetë e rëndësishme.

“Për momentin jam i përqendruar te pushimet, pasi për një sportist është e rëndësishme edhe të rikuperojë pas një sezoni të gjatë”, ka shtuar futbollisti që po i kalon pushimet në bregdetin shqiptar. /albeu.com/

Shtuar më 18/07/2017, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori