Lilaj: Mund të kishim fituar, por edhe të kishim humbur
Sabian Lilaj mesfushori i Skenderbeut ka folur përpara mediave për ndeshjen sonte kundër Partizanit.

- Mund të kishit arritur më shumë ndeshjen e sotme?

“Mund ta kishim fituar por edhe mund të kishim humbur. Të tre rezultatet ishin në lojë. Këto janë mundësitë tona, nuk duhet të tentojmë për shumë lart.”

- Morët një karton të verdhë, rrezikuat për të kuq.

“Zakonisht më ndjekin kartonat. Ishte ndeshje e luftuar në mesfushë dhe po ruhesha pak për të mos u ndëshkuar me të kuq.”

- Mund të kishit bërë diçka më shumë? Në pjesën e parë ishit nervozë?

“Kualitetet e Skënderbeut i dimë të gjithë, por i njohim edhe kundërshtaret. Ekipet që kemi pasur përballë kanë qenë shumë herë më të forta. Përsëri ne e kemi provuar. Pjesën e parë ishim pak të tensionuar. Kjo ndeshje ishte pak e veçantë. Kur kundërshtari ra pak në lojë, dolëm edhe më para. Barazimi ishte rezultati ideal për sonte.” u shpreh mesfushori. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori