Lille konfirmon largimin e bomberit, Manchester United dhe Arsenali në sulm
Trajneri i Lille Christophe Galtier ka konfirmuar se ylli i klubit Nicolas Pepe do të largohet këtë verë.

Pepe tashmë në moshën 23 vjeçare, ka pasur një sezon të shkëlqyer, duke shënuar 21 gola dhe kontribuar në 12 asistime në Ligue One.

"Nicolas Pepe do të largohet. Jeta është kështu, futbolli është si sot tha trajneri i Lillë.

"Ai është një lojtar i nivelit më të lartë që do të ketë një vendim të madh për të bërë në zgjedhjen e klubit të tij të ardhshëm.

"Do të ketë një betejë mes ekipeve të mëdha evropiane.

"Unë shpresoj se ai do të marrë kohë të mirë për të menduar reth së ardhmes së tij.

Ndërkohë për Pepe interes ka shfaqur Manchester United dhe Arsenali që janë të gatshmë të sakrifikojnë për të rrëmbyer sulmuesin. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori