Lindon Selahi, pasuesi i Januzajt zgjedh Anderlechtin (VIDEO)
Pëlqej
Klubi i Anderlechtit siguron shërbimet e djaloshit shqiptar Lindon Selahi, që për nga talenti konsiderohet pasuesi i Adnan Januzaj. 15-vjeçari deri pak javë më parë ishte pjesë e Akademisë së Standard Liege, por pas shumë tratativash drejtuesit e klubit të famshëm belg e bindën të bëhej pjesë e skuadrës së tyre.

Lindon Salahi ka lindur në vitin 1999, dhe është konsideruar një nga më të talentuarit e brezit të tij. Specialistët belgë, e vlerësojnë 15-vjeçarin për vizionin që ka për lojën, por edhe për parametrat fizike, që i ka maksimale për moshën e tij.

Familja e Selahit është me prejardhje nga fshati Burim i Kumanovës në Maqedoni, por që ka emigruar në qytetin Namyrit në Belgikë 50 vjet më parë. Interesant është fakti se të gjithë pjesëtarët e familjes e flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe.

Lindon Selahi është kandidat potencial edhe për përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, por sigurisht më parë FSHF duhet ta bindë familjen e tij që të pajiset me pasaportë shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori