Lindon Selahi rrëfen se Shqipërinë e zgjodhi me zemër
Pëlqej
Futbollisti i talentuar me origjinë nga Kumanova, Lindon Salahi ka rrëfyer se i është dhënë mundësia për të qënë pjesë e shumë Kombëtareve por zgjedhjen e tij e ka bërë me zemër duke ardhur tek Shqipëria.

Momentalisht, Selahi nuk është grumbulluar tek ekipi A, por tek U-21, por i është bërë ëndrra realitet duke veshur ngjyrat kuq e zi të Kombëtares.

"Kam patur mundësin të luaj për Maqedoninë, Kosovën, Belgjikën dhe Turqinë. Por zgjodha me zemër" ka deklarua Selahi.

Familja e Lindon Selahi ka një histori të veçantë, vite më parë gjyshi i Lindonit ka emigruar në Turqi ndërsa më pas babai i tij emigroi drejt Belgjikës, për këtë arsye Lindonit i ka lindur edhe mundësia e "artë" për të zgjedhur se tek cila Kombëtare të luaj.

Mesfushori luan për klubin belg, Standard Liège, ku ka pasur një paraqitje të suksesshme duke rënë edhe në sytë e Kombëtares. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2018, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori