Lion-Juve/ Ja si do të luajnë sonte bardhezinjtë (FOTO)

Juventus në mëngjes ka zhvilluar përgatitjet e fundit para duelit të radhës në Champions ndaj Lionit. Massimiliano Allegri gjatë pasdites do të zgjidhë edhe dilemën e vetme që ka në formacionin 3-5-2 që do të propozojë për duelin e sotëm.

Në portë do të jetë si gjithmonë Buffon. Në mbrojtje treshja Barzagli-Bonucci-Benatia. Në krahët e mesfushës Alex Sandro shihet më i avantazhuar ndaj Evrasë, në krahun tjetër do të jetë Dani Alves.

Khedira, dhe Pjanic janë të sigurt në mesfushë, ndërkohë që dilema e vetme është aktivizimi i Hernanes ose i Lemina. Sulmi s'ka dilema, teksa do të luajnë Dybala dhe Higuain. /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2016, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori