"Lionel Messi fajtor për dështimin e Coutinhos"
Më parë Rivaldo ka shprehur zhgënjimin për huazimin e Kutinjos te Bajerni, ndërsa tashmë braziliani ka ardhur me një deklaratë befasuese duke thënë se ylli argjentinas Lionel Mesi është pjesërisht fajtor për dështimin e Filip Kutinjos me fanellën e Barçës.

Rivaldo argumenton deklaratën e tij me faktin se Lionel Mesi merr të gjithë përgjegjësitë dhe meritat në skuadër, duke lënë të nënkuptohet se e ka lënë nën hije Kutinjon, i cili erdhi me mjaft bujë nga Liverpuli për shumën e madhe prej 150 milionë euro.

“Kam besuar gjithmonë se Kutinjo ka aftësinë për të arritur sukses me Barcelonën, por kjo gjë po merrte shumë kohë prandaj dhe ranë dakord për huazimin te Bajerni.

Jam pak i zhgënjyer për dështimin e tij për të zënë një vend titullari, por mbase ai nuk ndjente vetëbesim dhe ishte jo i lumtur, arsye që e çuan drejt një klubi tjetër me qëllimin për të arritur formën më të mirë.

Nuk është asnjëherë e lehtë të gjesh hapësira në një skuadër ku Lionel Mesi merr të gjitha meritat dhe përgjegjësitë,” tha Rivaldo për “Betfair”.
Shtuar më 07/05/2020, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori