Lionel Messi nuk simulon kurrë
Guardiola - Messi
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka mohuar kategorikisht akuzat se Lionel Messi është futbollisti i cili simulon, pas fitores së skuadrës së tij me rezultat 1-0 në udhëtim te Sporting Gijon.

Messi më herët ishte ndëshkuar me karton të verdhë për simulim në barazimin 2-2 me Real Sociedadin, por Guardiola i ka dalë në mbrojtje yllit argjentinas duke theksuar se ai është futbollist i ndershëm dhe iu mohua një penallti, pas një ndërhyrjeje nga qendërmbrojtësi i Gijonit, Alberto Botia.

"Nuk e kam parë, por të gjithë duhet të dinë se kur Messi rrëzohet, atëherë është sepse është fauluar. Gjyqtarët e kanë parë më mirë se unë, por duhet të keni parasysh këtë fakt", tha Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori