Lionel Messi pranë një rekordi të ri
Lionel Messi është shumë pranë një shifre rekord me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi argjentinas ka realizuar 398 gola me blaugranat dhe në sfidën e sotme kundër Sevillas mund të shënojë një rekord të ri, shkruan e përditshmja spanjolle "Mundo Deportivo".

Përsa i përket golave në këtë sezon, Messi është i dyti me 4 gola më pak se Cristiano Ronaldo që numëron 37 gola.

Sevilla-Barcelona starton në ora 20:00. /albeu.com/


Shtuar më 11/04/2015, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori