Ylli argjentinas,
Lionel Mesi është rikthyer në stërvitje dhe ky është një lajm i mirë për Herardo Martinon pasi Barcelonën e pret një kalendar i ngjeshur, përfshirë edhe ‘El Clasicon’ në fund të këtij muaji.
26-vjeçari që ka munguar në dy ndeshjet e fundit kundër Seltikut dhe Real Valadolidit për shkak të një tërheqjeje muskulore ka rinisur kontaktet me topin, por nuk është e sigurt nëse do të luajë që nga minuta e parë në takimin e fundjavës në
Pamplona kundër Osasunës. Me 8
gola të shënuar deri në këtë pikë të edicionit, argjentinasi mbetet pika më e fortë e sulmit të skuadrës katalanase, prandaj Martino kërkon të mos rrezikojë përpara sfidave kundër Milanit dhe Realit të Madridit.
Shtuar më 15/10/2013,
ora 13:01