Trajneri kampion i Kupës së Botës në vitin 2006 me Italinë ka treguar teknikun që i
ngjan më shumë, ndërsa ka përzgjedhur Genaro Gattuson.
Marcelo Lipi shprehet se
trajneri aktual i Napolit di të menaxhojë dhe organizojë
skuadrën.
"Kush nga trajnerët e sotëm më përngjan më shumë? Pyetje e vështirë, edhe pse e pranoj se edhe mua më pëlqen të bëj disa kombinime. Të themi se në menaxhimin e raporteve me
skuadrën më
ngjan më shumë Gattuso. E ka të njëjtën mënyrë të të bërit të gjërave, që kisha dhe unë. Dhe këtë ma thotë shpesh. Gattuso nuk është një që ka vetëm nerva, është një di të organizojë dhe menaxhojë
skuadrën", u shpreh Lipi.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 15:43