Lipi: Juves i duhej një lojtar si Pirlo
Marcello Lippi
I intervistuar nga gazeta italiane "Corriere dello Sport", Marcelo Lipi foli për Juventusin e "tij", një prej kandidatëve kryesorë për titull në kampionatin italian të futbollit.

"Juventusi demostron grintë dhe organizim dhe ka futbollistë fantastik si Pirlo dhe Buffon. Juve kishte nevojë për një lojtar si Andrea Pirlo, lojtar i një klasi të lartë, me personalitet dhe qetësi", u shpreh ish tranjeri juventin për ish regjisorin e Milanit.

Pyetjes nëse Milan dhe Juventus do të jetë sfida për titull, Lipi iu përgjigj: "Juventus u kthye pas shumë vitesh ndërsa kuqezinjtë pas një fillimi të dobët u kthyen në identitet. Të dy skuadrat do të luftojnë deri në fund". /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori