Lippi: Askush nuk eshte si Juve
Pëlqej
Albeu.com
Përzgjedhësi i kombëtares italiane në futboll, Marcelo Lippi, thotë se nuk është i befasuar nga rikthimi i Juventusit. Pas fitores së mbrëmshme ndaj Genoas, Juve ndan vendin e parë së bashku me Interin.
“Ringjallja e Juventusit nuk më befason. E di çfarë ka në atë klub. Biankonerët kanë një shpirt të fuqishëm luftarak, një unitet në realizimin e qëllimeve dhe kjo ka ardhur në momentin e duhur”, ka thënë Lippi.

“Veçanërisht pas disa kohëve të vështira, ata janë të aftë të bashkëpunojnë. Gjithmonë kam thënë se në këtë klub ka një atmosferë të veçantë të cilën nuk e gjen në një vend tjetër”, ka shtuar strategu italian.
Shtuar më 14/11/2008, ora 18:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori