Lippi i prishi ëndrrën De Biasit, ai ishte "tradhtari"
Gianni De Biasi mbrëmë mund të kishte që trajner i Italisë nëse Marcelo Lippi nuk do të kishte dhënë veton e tij në Federatën Italianë të Futbollit. “Corriere Dello Sport” ka zbuluar se është Marcelo Lippi, që u emërua drejtor teknik i kombëtares axurre, personi që votoi kundër trajnerit kuqezi.

Gazeta italiane dhe "Sky Sport" mbrëmë evidentuan se një marrëveshje mes De Biasit dhe FIGC ishte arritur, në fakt, në sajë të një takimi ndërmjet trajnerit kuqezi dhe drejtuesve të federatës italiane.

Në maj 2016 federata vendosi të emërojë Marcelo Lippin si drejtor teknik dhe papritmas ndryshoi diçka. Miqësia me Venturën kanë bërë që ai të kthehej në një nga sponsorët kryesorë të emërimit të Venturës, duke vendosur veton kundër De Biasit.
Shtuar më 25/03/2017, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori