Lippi: Juve superiore ndaj Borussias, titulli i sigurtë
Në një intervistë për "TuttoSport", ish trajneri i Kombëtares italiane dhe Juventusit Marcello Lippi ka analizuar momentin e skuadrës së Massimiliano Allegrit pak ditë sfidës në Champions League kundër Borussia Dortmund.

"Juve ka qënë gjithmonë më e fortë se Dortmund. Dhe tani mund të thuhet e njëjta gjë. Bardhezinjtë janë superiorë. Kjo Juve më kujtzon Juven time të 1994/95. Ideale të martën do të ishte një 2-0", ka thënë Lippi.


Përsa i përket titullit kampion në Serie A tekniku i njohur italian është shprehur: "Po, Juventus do ta fitojë skudeton, më duket praktikisht e sigurtë". /albeu.com/

Shtuar më 22/02/2015, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori