Lippi: Totti dhe Nesta janë të mirëseardhur
Albeu.com
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, e ka lënë të hapur derën e Përfaqësueses për simbolin e Romës, Francesco Totti, dhe për stoperin e Milanit, Alessandro Nesta.“Totti dhe Nesta kanë vendosur vullnetarisht të largohen dhe unë e respektoj këtë, pasi që ata kanë dhënë shumë për Kombëtaren”.

“Si do që të jetë ata e kanë derën hapur. Unë kërkoj përkushtim dhe entuziazëm nga lojtarët e mi. Vetëm në këtë mënyrë mund ta mbrojmë titullin e fituar në vitin 2006”.

“Mendoj se Italia është në po të njëjtin nivel me Gjermaninë, Brazilin dhe Argjentinën, dhe ne jemi të vendosur për fitore. Kemi fat të madh që e kemi portierin më të mirë në botë, Buffon”, ka thënë kampioni i Botës.
Shtuar më 20/09/2008, ora 21:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori