Interi ishte i pamposhtur për katër muajt e parë të sezonit, derisa një humbje 3-1 ndaj Udinesit solli një krizë te klubi që pastaj bëri tetë ndeshje pa një fitore radhazi.
Nga një pretendent për kampionat tani
Interi seriozisht po rrezikon
pozitën që i dërgon në Ligën e Kampionëve, edhe pse ende gjenden në
pozitën e katërt. RReth situatës së zikaltërve ka folur ish-tekniku
Lippi, i cili nuk fajëson as teknikun dhe as lojtarët por merkaton zikaltër.
“Unë e kuptoj pakënaqësinë e
tifozëve: edhe këtë sezon, pas një starti të madh, kanë rënë”, ka thënë fillimisht
Lippi për Gazzetta dello Sport.
“Spalletti kishte krijuar hamendje të mira psikologjike, por le të jemi të sinqertë: Icardi, i shënon 90 për qind të golave të tyre”.
“Ata kanë lojtarë të mirë, por jo të jashtëzakonshëm”.
“Lidhur me komentet e Spalletti ndaj
tifozëve, nuk duket asgjë e re për mua”, përfundoi trajneri italian./albeu.com/
Shtuar më 09/02/2018,
ora 12:48