Lirohet nga burgu ish-trajneri i Kombëtares së Femrave
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga masa ‘arrest me burg’ ish-portierin e Vllaznisë dhe ish trajnerin e KombëtaresFemrave, Armir Grima.

Grima ishte pjesë e grupit prej 11 personash të arrestuar në operacionin policor Oaz të shtrirë në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Holandë.

Armir Grimaj është zbuluar rastësisht nga përgjimet telefonike dhe akuzohet për trukim ndeshjesh. Ndeshja, për të cilën akuzohet trajneri i KombëtaresFemrave, Armir Grimaj, është ajo e luajtur më datën 5 maj të vitit 2018 mes Vllaznisë B dhe Tërbunit. Ndeshja ishte përcaktuese për Vllazninë B, e cila kërkonte që të mbijetonte në Kategorinë e Parë, në grupin B të saj.

Grima ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, kohë kur ky ekip është shpallur kampion. Ai ka qenë edhe drejtor teknik i skuadrës, ndërsa ka mbajtur herë pas here edhe pozicionin e trajnerit në momentet kur Vllaznia ka pasur probleme.
Shtuar më 17/01/2019, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori