LISTA/ 10 lojtarët më të shpejtë në Champions (FOTO LAJM)

UEFA në raportin e saj vjetor publikoi listën e lojtarëve më të shpejtë për sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve.

Lojtari që arriti shpejtësinë më të lartë është Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG në ndeshjen kundër Bayern vrapoi me një shpejtësi prej 33,99 kilometra në orë.

Ai ndiqet nga dy mbrojtës që vrapuan më shpejt kundër PSG.

Lucas Klostermann nga Leipzig vrapoi me një shpejtësi prej 33,89 kilometra në orë, dhe në vendin e tretë është Hans Hateboer nga Atalanta me 33,71.
Shtuar më 27/10/2020, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori