LISTA/ Barcelona vetëm me dy qendërmbrojtësa ndaj Juventusit
Ditën e mërkurë zhvillohet super ndeshja mes Juventusit dhe Barcelonës e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.

19 lojtarë nga ekipi i parë, por vetëm dy qendërmbrojtës. E para është dëmtimi afatgjatë i Samuel Umtiti, i cili është zhdukur që nga 3 korriku. E dyta, sanksionimi i Gerard Piqué, i cili pa të kuqen, pa nevojë, kundër Ferencvaros. E treta, nënshkrimi i dështuar i Eric García këtë verë, kur lojtari dhe Barça kishin mbyllur tashmë një marrëveshje. E katërta, largimi i Jean Clair Todibo për të bërë pak para në financat e goditura të klubit.

Kjo është skuadra me shumë mungesa e holandezit, Ronald Koeman ndërsa jashtë listës për shkak dëmtimi, janë Samuel Umtiti, dhe portieri Marc André Ter Stegen. Këtë javë, Philippe Coutinho u bashkua me listën e “viktimave”.

Ja lista e plotë e Barcelonës: Neto, Sergi Roberto, Junior, Lenglet, Alba, Sergio Busquets, Pjanic, De Jong, Dest, Aleñá, Pedri, Griezmann, Messi , Trincao, Dembélé, Braithëaite, Fati, Araujo, Riqui Puig, Peña dhe Tenas.

Shtuar më 27/10/2020, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori