Lista e dorëzuar tek UEFA nga Skënderbeu ka plot surpriza
Pëlqej
Klubi korçar ka dorëzuar në UEFA listën me lojtarët që do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Europa League.

Ajo që bie në sy është mungesa e Sebino Plakut. Sulmuesi është pranë largimit nga ekipi korçar dhe në këtë mënyrë, trajneri Ilir Daja ka vendosur të mos e përfshijë në listën me 24 emrat. Risitë absolute në këtë listë janë tre afrimet e fundit mbrojtësi Fidan Aliti, mesfushori Suad Sahiti dhe sulmuesi çek Martin Nespor.

Leonit Abazi, Shpend Kelmendi, dotë mungojnë gjithashtu ndërsa Latifi i ka dhënë përfundimisht lamtuirën skuadrës për të nisur një aventurë të re ne Hungari. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori