Lista e FIFA-s, Shqiperia humbet nje vend
Albeu.com
Kombëtarja kuqezi pozicionohet në vendin e 97-të në renditjen e FIFA-s për muajin janar, duke humbur një vend në krahasim me muajin e kaluar. Gjithsej 336 pikë ka skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe, aq sa kishte në fund të dhjetorit 2009.
Ajo që bie në sy është se para Shqipërisë në renditje janë kombëtaret modeste, si Moldavia, Haiti, Omani apo Guinea, duke lënë pas emra si Tailanda, Gambia, Siria apo Kepi i Gjelbër. Edhe kombëtaret fqinje ndodhen shumë më lart (Maqedonia e 64-ta, Mali i Zi i 72-ti, Serbia e 19-ta dhe Greqia e 12-ta).

Për sa i përket “të mëdhenjve”, asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me muajin e kaluar. Kështu, vazhdon të kryesojë Spanja me 1 627 pikë, e ndjekur nga Brazili me 1 568 dhe Holanda me 1 288. Surpriza e këtij muaji është Egjipti, i sapo shpallur kampion i Afrikës, që ka arritur të futet në dhjetë më të mirët.
Shtuar më 03/02/2010, ora 20:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori