Lista e Kombëtares, vjen Sukaj ikën Duro
Kombetarja e Shqiperise
Federata Shqiptare e Futbollit ka shpallur dje listën e Kombëtares për ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit, e cila do luhet më datë 11 nëntor në “Qemal Stafa”. Por më shumë se lista e lojtarëve, e cila edhe ajo përbën një lajm më vete se ka mjaft risi brenda saj, ajo që të bën përshtypje është se për herë të parë gjatë “epokës Duka” skuadra është grumbulluar për një ndeshje zyrtare pa pasur një trajner në krye të saj.

Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që prej dekadash, por duke qenë se presidenti nuk ka mundur ende të gjejë zëvendësin e Josip Kuzhesë është parë e udhës që lista të përpilohej nga vetë nëpunësit e Federatës. Kështu bie në sy fakti se nga skuadra janë larguar në një farë mënyre të gjithë “senatorët”, hiq këtu vetëm Erjon Bogdanin.

Nuk është më as Altin Lala, i cili faktikisht kishte pohuar se do vinte të luante ndaj Azerbajxhanit për t’i dhënë zyrtarisht lamtumirën fanellës kuqezi. Por si duket federata ose e ka harruar këtë detaj mjaft domethënës e të rëndësishëm për një ikonë të futbollit kuqezi, ose nuk kanë dashur ta marrin fare parasysh. Përveç Lalës, jashtë është lënë edhe Klodian Duro.

Portierë: Isli Hidi (AEL Limasol, Qipro), Orges Shehi (Skënderbeu).

Mbrojtës: Andi Lila (PAS Janina, Greqi), Kristi Vangjeli (Çernomorets, Ukrainë), Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë), Lorik Cana (Lacio, Itali), Debatik Curri (Genxherbiligi, Turqi), Franc Veliu (Flamurtari), Ansi Agolli (Karabak, Azerbajxhan), Admir Teli (Karabak, Azerbajxhan).

Mesfushorë: Ervin Bulku (AZAL Baku, Azerbajxhan) Emilian Vila (PAS Janina, Greqi), Sabian Lilaj (Lokomotiva Zagreb, Kroaci), Gilman Lika (Tirana), Jahmir Hyka (Luzern, Zvicër), Gjergji Muzaka (Skënderbeu), Odise Roshi (Këln, Gjermani), Elis Bakaj (Dinamo Bukuresht, Rumani).

Sulmues: Ahmed Januzi (Vorskla Poltava, Ukrainë), Erjon Bogdani (Çezena, Itali), Xhevahir Sukaj (Vllaznia), Hamdi Salihi (Rapid Vjenë, Austri). /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori