Lista e lojtarëve e Barcelonës për ndeshjen kundër Tottenhamit
Ernesto Valverde ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Tottenham Hotspur.

Klubi katalunas ka siguruar tashmë kalimin e grupit nga vendi i parë, ndërsa Tottenhami duhet të marr një rezultat më të mirë se Interi.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur për një rotacion të madh ose lëshim nga ana e katalunasve, por kështu nuk duket fillimisht.

Kjo pasi në listën e 19 futbollistëve të ftuar në këtë ndeshjes, Valverde ka zgjedhur gjithë senatorët e ekipit dhe pak të rinj.

Skuadra e Barcelonës për ndeshjen kundër Tottenham: Ter Stegen, Semedo, Pique, Rakitic, Busquets, Denis Suarez, Coutinho, Arthur Melo, Luis Suarez, Messi, Dembele, Cillessen, Lenglet, Jordi Alba, Munir, Vidal, Vermaelen, Alena, Miranda. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori