LISTA/ Lojtarët që mund të largohen nga Reali gjatë verës
Futbolli është në pritje deri të një njoftimi të ri për vazhdimin e kampionateve.

Por, zyrat e Real Madrid po punojnë për të përgatitur sezonin e ardhshëm.

Florentino Perez dhe Zinedine Zidane tashmë kanë nisur të ndërtojnë skuadrën për sezonin e ri.

Por, ky projektim do të sjellë edhe disa largime, dhe në këtë mes janë disa emra të mëdhenj.

MundoDeportivo përmend emrat e Marcelos, Nachos, James Rodriguez, Luka Modric, Gareth Bale, Luka Joviq dhe Mariano.
Shtuar më 26/03/2020, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori