Listë sulmuesish për të zëvëndësuar Kasanon
Stopi i papritur i Antonio Kasanos e ka detyruar Milani dhe Adriano Galianin të shikojë për një sulmues në merkaton e janarit. Lista kuqezi është shumë e gjatë ku futen Amauri, Kualjarela dhe Borrielo.

Por orët e fundit në idetë e numrit dy të Milanit është edhe Luka Toni, raporton "Gazzetta dello Sport" i cili duket se nuk bën më pjesë në Juventusin e Kontes.

Agjenti i lojtarit, Tullio Tinti i cili është edhe agjent i Inzaghit nuk do e ketë të vështirë afrimin e Tonit tek Milani. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori