Liverpool-Milan, Inzaghi: Emocionuese!
Pëlqej
Gjysmë ore pas mesnate Milani do të zbresë në fushë përballë Liverpoolit në një takim të vlefshëm për trofeun "Guiness Champions Cup", i cili po zhvillohet në SH.B.A. Një ndeshje që mbart me vete shumë histori sidomos në Champions League. Në vitin 2005 kuqezinjtë me një superskuadër udhëhiqnin në finalen e Stambollit me rezultatin 3-0 pas 45 minutave të para, më pas i mjaftua 7 minuta të kuqve për të barazuar gjithçka dhe në fund për të marrë triumfin historik pas goditjes së penalltive.

Dy vjet më pas erdhi hakmarrja e Milanit në Athinë ku protagonist ishte ai që sot drejton stolin kuqezinjve Filippo Inzaghi.

"Sa herë e rishikoj atë ndeshje më kaplojnë emocionet, Do të mbetet gjithmonë kujtimi më i bukur i karrierës sime, Objektivi dhe dëshira imë është të riprovoj ato emocione por kësaj radhe si trajner", u shpreh Superpippo


Ancelotti ishte strategu i Milanit në të dyja finalet kundër Liverpoolit dhe Inzaghi tashmë që ka marrë detyrën e vështirë të trajnerit e kupton më së miri se si mund të jetë ndjer përpara përballjes së Athinës tekniku aktual i Real Madrid.

"Tani që jam në vendin e tij e kuptoj shumë mirë se çfarë emocionesh mund të jetë provuar Ancelotti në finalen e vitit 2007, se çfarë ndjesie të mrekullueshme mund ti ketë dhuruar ajo fitore. Personalisht me më shumë kënaqësi kujtoj golin e dytë dhe xhiron me autobus në rrugët e Milanos ku tifozët ishin në delir", deklaroi Inzaghi.

Në fund tekniku i kuqezinjëve foli edhe për të ardhmen e skuadrës së tij.

"Nuk po punojmë që të paraqitemi mirë në ndeshjet miqësore por për të qënë gati në fund të gushtit, dhe jam i bindur që do të jemi në gjendjen optimale kur kampionati të filloj. Balotelli po stërvitet mjaft mirë dhe të mërkurën mendoj se do të jetë mes titullarëve, ndërsa me Liverpoolin sot nga minuta e parë do ta nisë Pazzini", përfundoi Filippo Inzaghi.

Në këtë periudhë parasezonale skuadra kuqezi ka lënë shumë për të dëshiruar pas disfatave të rënda 3-0 kundër Olympiakosit dhe 5-1 përballë Manchester City-t. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori