Liverpool 0-0 Manchester United, notat e lojtarëve

Liverpool dhe Manchester United kanë barazuar në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Premier. E gjithë kjo në saje të portierëve të të dyja skuadrave, David de Geas së Unitedit, përkatësisht Simon Mignolet.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave përkatëse. Më i miri në fushë ishte mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, i cili u vlerësua me notën 7.7.

Ashley Young i United u vlerësua me notën 6, e cila ishte më e dobëta në këtë ndeshje. Në fakt, edhe të inkuadruarit në njëzet minutat e fundit të takimit, Rashford, Lingaard, Lindelof, Sturridge dhe Solanke, u vlerësuan me notën e njëjtë si Young.

Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e gjashtë me 13 pikë ndërsa United rrëmben vendin e parë me njëzet pikë. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2017, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori