Liverpool, 30 milionë + Lucas për Higuain
Shtypi anglez këmbëngul mbi interesimin e Liverpool për Gonzalo Higuain. Dje "Daily Express" fliste për një ofertë prej 40 milionë eurosh, ndërsa sot "Caught Offside" shkruan se, tekniku Brendan Rodgers ka marrë "Ok"-in nga pronarët e klubit për kryerjen e operacionit gjatë merkatos së janarit.

Balotelli dhe Lambert nuk mjaftojnë për të zënë hapësirën që ka lënë largimi i Luis Suarez dhe kështu tekniku ka hedhur sytë nga argjentinasi i Napolit.

Fakti që në janar Higuain mund të jetë pjesë e Champions League, gjithmonë nëse Liverpool kalon grupin, mund të jetë një ndihmesë shumë e madhe në arritjen e marrëveshjes.

"The Reds" janë të gatshëm ti ofrojnë Napolit 30 milionë euro plus kartonin e mesfushorit Lucas Leiva, që pëlqehet shumë nga Rafa Benitez. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori