Liverpool arrin akordin me yllin e Lyon-it
Liverpool arrin të sigurojë talentin e Lyon, Tanguy Ndombele për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave angleze, "The Reds" kanë arritur marrëveshjen paraprake me mesfushorin francez, cili pritet të firmosë me anglezët deri në vitin 2023.

Gjithsesi asgjë nuk ka përfunduar pasi mbetet për t’u gjetur akordi me drejtuesit e Lyon, klub që zotëron kartonin e futbollistit dhe që për ta lënë të lire lojtarin kërkon shumën e 70 milionë eurove.

Për 22-vjeçarin janë ende në garë edhe Juventusi e Real Madrid.
Shtuar më 11/05/2019, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori