Java e 25 e Premier League-s
starton me një super-ndeshje. Liverpool-Arsenal është sfida që premton gola dhe spektakël me "The Reds" që duan ti afrohen kreut dhe me "Topçinjtë" që duan ta ruajnë atë duke parë që Chelsea dhe Manchester City janë vetëm dy pikë larg.
Brendan Rodgers pritet të hedhë në fushë një ekip
sulmues ku në kërkim të golit do të jetë
treshja Sterling-Sturridge dhe Suarez, ndërsa Arsene Wenger pritet të luajë me modulin 4-2-3-1 me Giroud si pykë të vetme, e mbështetur nga
treshja Rosicky-Ozil-Cazorla.
Ndeshja
starton në ora 13:45. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2014,
ora 11:42