Liverpool, Balotelli nuk vishet dot (FOTO LAJM)

Mario Balotelli e ka të vështirë të veshë jelekun e stërvitjes
Pëlqej
Disa gjëra nuk do të ndryshojnë kurrë për Mario Balotellin. Sulmuesi italian që i kushtoi Liverpoolit plot 16 milionë sterlina e ka patur shumë të vështirë të veshë jelekun e stërvitjes gjatë grumbullimit me skuadrën në "Melwood Training Center".

Siç shihet edhe në fotot e mësipërme, teksa skuadra e Brendan Rodgers kishte nisur stërvitjen SuperMario merrej ende me jelekun.

Një gjë e tillë Balotellit i ka ndodhur edhe te Milani, edhe te Kombëtarja italiane gjatë "Euro 2012".

Sigurisht që nuk kanë munguar edhe shakatë, ku protagonist kësaj rradhe ka qënë edhe Kolo Toure. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori