E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Liverpool-City, beteja e fundit për trofeun e parë
Në 11 ndeshjet e Premier League në “Anfield Road” Liverpool ka statistikat të vetmin rival serioz në gjysmëfinalen e dytë të “Carling Cup” përballë Manchester City. Skuadra e Kenny Dalglish vjen në 90 minutat e fundit përpara “Wembley”-t me avantazhin 0- 1 siguruar në “Etihad Stadium”, falë penalltisë së kapitenit Stiven Xherrard.

Objektivi i “The Reds” është vetëm një: Ata janë skuadra që e ka fituar më shumë se kushdo tjetër këtë trofe (7 herë), e megjithatë janë sërish të uritur, pasi për të fundit herë e kanë ngritur një të tillë në vitin 2003.

Tekniku Dalglish nuk ka ngurruar t’i kritikojë dhe një herë tjetër lojtarët e tij pas humbjes 1-3 ndaj Bolton në Premier League, madje ka kërcënuar se një tjetër paraqitje si ajo nuk do ta kursente atë që të priste koka: “Atë që kisha për të thënë e thashë. Është diçka e rëndë për ta bërë, por që të jem i sinqertë edhe gjëja e duhur. Analiza nuk vlen vetëm për lojtarët, por për të gjithë”, u shpreh trajneri i Liverpool.

Më pas 60- vjeçari skocez i rikthehet ndeshjes me "Citiziens": “Le të mos e quajmë të mbaruar kualifikimin në finale. Nuk dua të më përmendet "Wembley", për sa kohë nuk e kemi siguruar një vend në finale. Më parë duhet përfunduar një punë, dhe ajo është të mundim City. Është e vërtetë që kemi një avantazh të lehtë, por nëse hyjmë në fushë me llogari atëherë jemi të humbur. Ata morën një rezultat fantastik kundër Tottenham në fundjavë dhe janë një pretendentët për titull këtë sezon”, përfundoi Kenny Dalglish. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2012, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori