Liverpool dërgon zyrtarisht ofertën për zëvendësuesin e Coutinhos
Pëlqej
Liverpooli ka pranuar largimin e Coutinhos nga ‘Anfield’, pasi tanimë ka gjetur zëvendësimin e tij. Mediat angleze kanë raportuar se ‘The Reds’, kanë filluar bisedimet me Monacon për yllin francez Thomas Lemar.

Të kuqtë nga ‘Anfield’ kanë ofruar zyrtarisht te Monaco 80 milionë euro për transferimin e Lemarit në Ligën Premier. Reprezentuesi francez ka kontratë me Monacon deri në verën e vitit 2020, ndërsa iu bashkua klubit bardh e kuq në vitin 2015 nga Caen për katër milionë euro.

Në garë për Lemarin mbetet edhe gjiganti tjetër anglez, Arsenal që po e dëshiron si zëvendësues të Alexis Sanchez i cili pritet të largohet nga klubi. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori