Liverpool dhe Burnley ndajnë pikët (VIDEO)
Pasi janë shpallur kampionë, Liverpool nuk po luajnë me motivimin më të lartë të mundshëm. Kjo u pa edhe në ndeshjen e sotme, ku ‘Reds’ barazuan 1:1 me Burnley.

Liverpool ishin ata që kaluan të parët në epërsi, kur golin e gjeti Andrew Robertson, në minutën e 34’ të takimit, pas një asistimi nga Fabinho.

Burnley ndëshkoi Liverpoolin në minutën e 69’, pas një dalje të pasigurt të Alisson Becker.

Ishte Jay Rodriguez që shënoi në portën e ‘Reds’ dhe me këtë gol siguroi një pikë për skuadrën e tij.

Me këtë barazim, Liverpool shkon në 93 pikë, kurse Burnley numëron pikën e 50-të të sezonit për pozitën e nëntë.
Shtuar më 11/07/2020, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori