Liverpool dhe Man.City në garë për Koulibaly
Para merkatos së verës, Koulibaly është një nga mbrojtësit që përmendet më së shumti, me skuadrat e Premierligës që duan shërbimet e tij.

Ylli i Napoli, i cili vlerësohet me më shumë se 100 milionë euro, po vëzhgohet nga Liverpool dhe Manchester City.

Sipas raportimeve të ‘Tuttomercatoweb’, Liverpool është në ‘pole-position’ për shërbimet e senegalezit, në garën me Man City.

Qendërmbrojtësi mund të përfundojë në ‘Anfield’, pasi Klopp synon gjithsesi një mbrojtës, kur kemi parasysh se Dejan Lovren do të largohet.
Shtuar më 29/06/2020, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori