Donis Avdijaj së shpejti mund të ndërrojë ekip. Talenti shqiptar i Schalke 04 po monitorohet nga klubi i famshëm anglez
Liverpool. Sipas asaj që raporton "Sky Sport", interesimin e klubit nga "Anfield Road" e ka konfirmuar edhe menaxheri Horst Heldt.
Shqiptari ka kontratë me klubin nga Gelsenkirchen deri ne vitin 2019, ndërsa klauzola për lirimin e tij është 48 milionë euro.
Nuk dihet ende nëse
Liverpool do të paguajë shifrën e mësipërme për
prishjen e kontratës së lojtarit me
Schalken, apo do ketë negociata mes dy klubeve për gjetjen e një të mesmeje të përbashkët. Kjo e dyta ka më shumë gjasa nisur edhe nga "çapkënllëqet" e Avdijajt gjatë ditëve të fundit ku karamboloi makinën e tij sportive gjatë një gare të paligjshme makinash. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2014,
ora 14:04