Liverpool: Do te rrezikojme, s'kemi c'humbim!
Albeu.com
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka kërkuar nga lojtarët e tij të luajnë me mendimin se do të mund të kalojnë në rundin e ardhshëm dhe ka shtuar se presioni në këtë ndeshje bie mbi Chelsean.“Në këtë ndeshje s’kemi çfarë të humbin, andaj presioni është mbi ta. Ata kanë nevojë të fitojnë. Ata kanë përvojë në Ligën e Kampionëve dhe kualitet. Por, ky është futbollit, këtu mund të ndodhë gjithçka. Duhet të besojmë dhe të mendojmë se mund të kemi sukses”, ka thënë Benitez.

“Chelsea do të mendojë se puna është e kryer, por ne do të duhet të luajmë me mendimin se mund të kalojmë në rundin e ardhshëm”.

“E dimë se mund të arrijmë. Mund të shënojmë në fushë mysafire kundër klubeve të mëdha dhe po ashtu e kemi përvojën nga fitorja 4-1 në Old Trafford”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Shtuar më 15/04/2009, ora 01:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori