Liverpool, dy kandidatë nga Roma për të zëvëndësuar Gerrard (FOTO LAJM)

Radja Nainggolan
Liverpool kërkon të bëjë pazar në Itali për të forcuar repartin e mesfushës. Objektivi është boshnjaku i Romës, Miralem Pjaniç për të cilin, klubi britanik ka bërë një ofertë, për ta vendosur fantazistin në qendër të projektit pas largimit për Steven Gerrard në fund të sezonit.

Sipas mediave italiane, është vetëm mesfushori që nuk duket i bundur nga kjo ofertë duke ngrirë përkohësisht trajnerin Brendan Rodgers. Mesfushorit i janë ofruar 4 milionë euro në sezon dhe 30 për klubin italian.

Por nuk është vetëm çështja "Pjaniç" që ka vënë në lëvizje verdhekuqtë, të cilët duhet të mbyllin përfindimisht blerjen e Nainggolan, gjysmën e kartonit të të cilit e zotëron Cagliari. Sardët nuk pranojnë 6 milionë euro dhe Roma po merr gjithë kohën e duhur për të propozuar një tjetër shifër.


Aktualisht, Cagliari kërkon 13 milionë dhe Roma po merr gjithë kohën e duhur për ta vlerësuar ofertën. GJithsesi, rreziku qëndron përherë pranë sepse Liverpool, Juventus e Manchester City kanë shfaqur interes për lojtarin me origjinë indoneziane. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori