Liverpool e ka seriozisht, dëshiron mbrapsht Suson
Pëlqej
Pasi largoi Coutinhon për një shifër prej plot 160 milionë eurosh, Liverpooli po punon për të gjetur një zëvendësues për brazilianin. Pas Thomas Lemar, emri i fundit që ka dalë në skenë, është ai i anësorit të Milanit, Suso.

Spanjolli është rritur te Liverpooli, ku ka kaluar 5 vite të karrierës së tij mes të rinjve dhe skuadrës së parë, për t’iu bashkuar kuqezinjve në vitin 2015. Tani 24—vjeçar, Suso është shumë më i pjekur dhe një futbollist I aftë të marrë përgjegjësi dhe të zgjidhë i vetëm ndeshjet.

Për më tepër, Suso e njeh mjaft mirë ambientin në ‘Anfield Road’ dhe nuk do të vuante për t’u përshtatur. Ky transferim favorizohet edhe më tepër nga ecuria jo e mirë e Milanit në kampionat, pasi spanjolli vështirë se do të pranonte të vijonte më gjatë nëse kuqezinjtë nuk sigurojnë pjesëmarrjen në Champions.

Kartoni i Susos vlerësohet rreth 35 milionë euro, një shumë tërësisht e përballueshme nga ‘The Reds’, që kanë arkat e ‘fryra’ me paratë e shitjes së Coutinhos./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori