Liverpool e shikon si të pamundur Van Dijk-un pas fjalëve të Les Reed
Shpresat e Liverpulit për të nënshkruar me Virgil Van Dijk janë paksuar pasi shefi i Southampton Les Reed, zbuloi se lojtari është në planet e tyre këtë sezon, pavarësisht ardhjes së Wesley Hoedt.

"Ne e kemi ndjekur mbrojtësin që 12 muajt dhe Wesley gjithmonë ka qenë në krye të listës sonë" tha ai për berjen më të re të ekipit të tij,blerje e cila umendua se do të zëvendësonte Van Dijkun pasi të largohej, përcjell Albeu.com..

"Wesley ka dëshmuar talentin e tij kur luante për Lazion, si dhe Holandën, dhe ne besojmë se ai mund të rritet edhe më shumë këtu në Southampton, së bashku me bashkëkombasin e tij Virgil van Dijk, si dhe shokët e ekipit Jack Stephens, Maya Yoshida, Jan Bednarek dhe Florin Gardos " përfundoi ai duke treguar se Dijkdo ta ndihmojë lojtarin të përshtatet me ekipin sa më parë. /albeu.com/.
Shtuar më 23/08/2017, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori