Liverpool fiton me spektakël, Shaqiri rikthehet me gol (VIDEO)
Liverpool vazhdon marshimin drejt titullit kampion pas më tepër se 30 viteve.

Viktimave e radhës e skuadrës së Jurgen Klopp ka qenë Everton, Liverpool ka fituar 4-2 derbin e Mersesyde.

Me këtë triumf të rëndësishëm “The Reds” shkojnë në kuotën e 43 pikëve, tetë më tepër se Leicester i vendit të dytë.

Klopp kishte zgjedhur të bënte disa ndryshime të rëndësishme për këtë sfidë, duke lënë pushim lojtarë si Firmino apo Salah,vendin e të cilëve e kishin zënë Shaqiri dhe Origi, dy prej lojtarëve më të mirë të sfidës.

Origi ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e 6’ falë një asisti të mrekullueshëm të Sadio Mane.Shaqiri ka shënuar pak më vonë pas një tjetër asisti të bukur të senegalezit.

Mbrojtësi i mysafirëve Kean ka ngushtuar diferencën, por Origi ka rivendosur avantazhin e dy golave përpara se Mane të shënonte të katërtin.

Richarlison ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij në limitet e pjesës së parë.

Pas pushimit sfida ishte më e qetë, Liverpool ka kontrolluar sfidën pas pushimit duke ruajtur edhe energjitë për ndeshjet që do të vijojnë, por arriti të shënojë golin e pestë me Wijnaldum në kohën shtesë.
Shtuar më 04/12/2019, ora 23:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori