Liverpool gati ofertën për Higuain, por ai...
Pëlqej
Liverpool pas Gonzalo Higuain. Sipas asaj që shkruan gazeta angleze "Daily Express", "The Reds" duan të përfitojnë nga momenti delikat që po kalon Napoli pëe ti marrë De Laurentiis bomberin argjentinas.

Konfirmime edhe nga Spanja, sipas së cilave Liverpool do të tentojë sulmin e parë që në merkaton e dimrit. Sipas "fichajes.net", oferta do të jetë rreth 40 milionë euro.

Por për momentin tifozët e Napolit mund të rrinë të qetë. Vetë Higuain shprehu dje dëshirën për të qëndruar në Napoli: "Ky është një qytet fantastik". /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori