Liverpool, Gerrard kërcënon me largim
Kapiteni i Liverpool, Steven Gerrard kërcënon skuadrën e tij me largim nëse nuk do t’i ofrohet rinovimi i kontratës. Bashkëpunimi përfundon zyrtarisht në fund të sezonit dhe në këtë mënyrë, mesfushori mund të mendojë për një destinacion të ri nëse shoqëria kërkon t’i mbyllë derën vazhdimit të aventurës së mesfushorit në "Anfield Road".

Muajt e fundit është përfolur një ankorim i lojtarit në Major League Soccer me skuadrën e New York City. Me 480 ndeshje në Premier League me fanellën e Liverpool, Gerrard është kthyer në një ikonë për "The Reds" por e ardhmja e tij mund të jetë përtej Atlantikut.

"Shqetësohem vetëm për sezonin aktual sepse kontrata ime skadon në muajin maj. Do të jem këtu deri në fundin e sezonit dhe dua të jap maksimumin por me siguri që nuk do të tërhiqem nga futbolli gjatë kësaj vere dhe karriera ime mund të vazhdojë diku tjetër", është shprehur Gerrard.

Një mesazh i qartë për drejtuesit më të lartë të Liverpooldhe trajnerin Brendan Rodgers që mund të mos ketë shërbimet e kapitenit për të ardhmen.

"Duhet të presim për të mësuar nëse karriera ime do të vazhdojë te Liverpool apo diku tjetër. Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, atëherë unë do të shikoj për një klub tjetër", ka vijuar kapiteni i "The Reds".

Gjatë këtij sezoni, Gerrard nuk ka humbur asnjë ndeshje të Liverpool, duke regjistruar minuta të plota si askush tjetër në skuadrën e drejtuar nga Brendan Rodgers. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2014, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori