Liverpool gjen portierin e ri, ka gati 40 mln euro
Liverpool duket se e ka gjetur portierin e ri dhe sipas Jurgen Klopp ai duhet një lojtar që e njeh mirë Premier League.

Emri që ka bindur trajnerin gjerman është ai i Jack Butland, gardianit të Stoke City që prej 3 sezonesh dhe me paraqitjet e tij ka treguar se tashmë është gati për një aventurë te Liverpool. Këta të fundit pasi kanë bërë goditjen më të shtrenjtë për një mbrojtës janë gati të bëjnë një gjë të tillë edhe për një portier duke i ofruar 40 milionë paund Stoke City-it për gardianin 25-vjeçar./albeu.com/

Shtuar më 11/03/2018, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori