Liverpooli duket se ka hequr dorë nga
ylli i Dortmundit,
Jadon Sancho.
Ylli anglez, i cili aktualisht aktivizohet me Borussia Dortmund,
Jadon Sancho, duket se do të jetë i pakapshëm për
Liverpool.
Raportimet nga mediet britanike bëjnë të ditur se ‘Reds’ nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar nga BVB.
Gjiganti Bundesliga kërkon së paku 100 milionë funte për shërbimet e anglezit, i cili kërkohet edhe nga Man United.
Liverpool nuk janë gati të futen në një garë ofertash me rivalin e tyre, dhe janë gati të kthejnë interesimin tek shënjestrat tjera
Shtuar më 12/04/2020,
ora 11:32