Liverpool humbet në shtëpi (VIDEO)
Pëlqej
Liverpooli duket se nuk do të jetë rival i denjë i Chelseat për titullin e Premier Leagues.

Redsat humbën në shtëpi përballë Aston Villas me rezultat 0-1.

Në takimin e zhvilluar në Anfield, mysafirët shënuan që në minutën e nëntë me anë të Gabriel Agbonlahor.

Vendasit u angazhuan në gjysmën e dytë duke pasur posedimin, mirëpo ishin të zbehtë në fazën ofensive.

Ata patën disa raste për ta barazuar rezultatin, mirëpo dështuan që ta thyenin mbrojtjen mysafire.

Pas katër javësh, Liverpooli ka gjashtë pikë, nga dy fitore dhe dy humbje.

Aston Villa është në vend të dytë në tabelë me 10 pikë (nga tri fitore dhe një barazim), dy më pak se Chelsea.

Vlen të theksohet se është hera e parë në histori që Aston Villa ka zhvilluar katër ndeshje radhazi në Anfield pa regjistruar humbje. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori