Liverpool i befason të gjithë, pranë transferimit të Rabiot
Liverpooli i ka befasur të gjithë teksa ka hyrë në garë për Adrien Rabiot. Francezit i përfundon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni dhe të gjithë skuadrat e mëdha janë vënë pas 23 vjecarit.

"The Sun" bën të ditur se Rabiot ka vendosur ti bashkohet skuadrës së Liverpoolit.

Në fakt Rabiot ishte pranë Barcelonës por katalanasit blenë tashmë De Jong nga Ajaxi.

Ndërkohë pak ditë më parë futbollisti refuzoi 23 milion euro nga skuadra e Tottenhamit, teksa Spërsat janë në kërkim të një mesfushori për të zëvëndësuar të larguarin Dembele. /albeu.com/

Shtuar më 29/01/2019, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori