Liverpool i ofron kontratë të re, Wijnaldum e refuzon
Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga skuadra aktuale Liverpool.

Holandezi duket shumë larg ‘Anfield’, pasi refuzoi një kontratë afatgjatë me Të Kuqtë, raporton Football Insider.

Kjo i hap rrugën largimit të tij falas verën e ardhshme, ose këtë merkato nëse një ofertë e pranueshme vjen në tavolinën e Liverpoolit.

Barcelona shihet si destinacioni i mundshëm për 29-vjeçarin, pasi trajneri Ronald Koeman është një fans i madh i tij.
Shtuar më 23/09/2020, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori