Liverpool i thotë JO ofertës së Juventusit për shkëmbimin e Momos dhe Dybalas
Liverpooli duket se i ka thënë jo njëherë e mirë interesimit të Juventusit për një shkëmbim të mundshëm mes Dibalës dhe Salah.

Siç raporton "Daily Star", skuadra e drejtuar nga Klopp nuk është aspak e gatshme të bëjë një shkëmbim të tillë dhe e sheh egjiptianin të pashitshëm.

Para disa ditësh mediat italiane publikuan disa lajmebënin me dije se Juventusi donte një shkëmbim të bujshëm mes dy lojtarëve.

Tashmë, mund të thuhet se është mbyllur çdo derë e mundshme për bardhezinjtë, për të patur në skuadër një sulm të frikshmë me Salah-Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori